Kosovë- Ngjarje e rëndë në Gjilan.
Një ngjarje e paprecedentë dhe e rëndë ka ndodhur qytetin e Gjilanit në Kosovë, ku një 27-vjeçari i kanë prerë dy gishta të dorës dhe arsyeja është një borxh prej vetëm 10 eurosh. Autorët e ngjarjes janë dy persona, teksa ngjarja dyshohet se ka ndodhur më parë, por është mësuar vetëm së fundmi nga mediat e Kosovës.
Lajmi më i ri është se policia ditën e djeshme ka arritur të arrestojë një nga dy të dyshuarit si autorë të ngjarjes së rëndë, që të ngjan me skena të një filmi horror.
Shefi i policisë së Gjilanit tha se ngjarja ka ndodhur në 22 tetor, por vetëm dje është lokalizuar dhe më pas arrestuar një nga autorët, i cili ka qenë në arrati nga dita e ngjarjes.
“Mund t’ju konfirmoj se rasti ka ndodhur në tetor. Është arrestuar një i dyshuar”, ka thënë Shaban Azizi për mediat e Kosovës. Për këtë rast detaje janë dhënë edhe në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Gjilan 22.10.2022, 15:30. Me datën 12.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në muajin tetor kishte lënduar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raport.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd