
Elbasan- Arrestohet një trafikant droge në Elbasan.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shëtitorja”.
Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga Ilir Faci 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur në flagrancë me doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 1 peshore elektronike, 2 aparate celulare dhe dozat me kokainë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Elbasanit. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tij kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.