Transmetuar më 11-12-2022, 18:22

Të paktën 74 persona janë arrestuar pas incidenteve në Champs-Elysees gjatë festimeve për kualifikimet e Marokut dhe Francës për gjysmëfinalet e Kupës së Botës në Katar.

Siç raporton dhe selia e policisë së Parisit, gjatë shpërndarjes së turmës ka lindur nevoja për përdorimin e gazit lotsjellës dhe granatave shurdhuese.

Tensionet momentalisht janë tepër të larta në Parisë, sidomos tani që dy kombëtaret do të përballen në gjysmë-finalen e “Katar 2022”, më datën 14 dhjetor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd