
FUSHË- KRUJË- Ditëlindja shkon keq dhe përfundon me përdorimin e armëve.
Janë mësuar identitetet e personave të përfshirë në plagosjen në Fushë-Krujë. Të arrestuarit janë identifikuar si Xhentil Sefa, autori, Hygert Muja, pronari i lokalit dhe Flogert Kallari, miku i dy të plagosurve.
Hygert Muja, në gjendje të dehur ka plagosur me armë zjarri shokun e tij dhe më pas veten në dorë. Sipas, policisë, të rinjtë ishin ulur në të njëjtën tavolinë, mirëpo më pas nisi konflikti. Ata ishin duke festuar një ditëlindje, por situata ka dalë jashtë kontrollit. Muja qëlloi me armë Kallarin, e më pas u vëtplagos.
Pas ngjarjes është vënë në pranga autori 25-vjeçar, si dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për prishje të vendit të ngjarjes dhe fshehje të provave, dhe një tjetër person, shok i të plagosurve, për moskallëzim krimi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





