Transmetuar më 11-12-2022, 08:53

TIRANË- Reshjet e shiut kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Siç shihet nga fotot uji ka vërshuar në rrugë duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Në zonën e Don Boscos, Unazës si dhe 5 Majit makinat hasin vështirësi në qarkullim pasi niveli i ujit nga reshjet e shiut po rritet. Reshjet intensive të shiut që nisën pasditën e sotme kanë shkaktuar probleme në Tiranë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





