Transmetuar më 10-12-2022, 22:16

DIVJAKË- Aksident me vdekje në Divjakë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në fshatin Çermë e Sipërme.

Sh. D., 53 vjeç, banues në Zharrnec, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin I. Sh., 77 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, i cili ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.