Transmetuar më 09-12-2022, 13:54

Itali- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Medietitaliane raportojnë se arrestimi i dy të rinjve rreth të 30-tave u bë rastësisht, ndërsa po udhëtonin me makinën “Audi” me të cilën shqiptarët po udhëtonin. Por kur u pyetën nga policia për arsyen e udhëtimit , dy shqiptarët ngritën dyshime rreth deklaratave të tyre, e për pasojë policia nisi kontrollin e imtësishëm të automjetit.
Si rrjedhojë policia gjeti lëndë narkotike të fshehur poshtë tapetit të automjetit.
Mësohet se sasia e drogës së gjetur në mjetin e shqiptarëve ka një vlerë tregu që arrin deri në 50 mijë euro.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





