Transmetuar më 09-12-2022, 12:27

Një 50-vjeçare ka ndërruar jetë pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë në Qafën e Muzinës, Sarandë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme për shkaqe ende të paqarta.
Sipas policisë, shtetasja me iniciale E.B, 50-vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në greminë, për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





