Transmetuar më 09-12-2022, 11:05

Turqi- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Stamboll, ku po merr pjesë në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale.

Gjatë këtij forumi, kreu i qeverisë shqiptar është takuar edhe me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Në Stamboll, Rama shoqërohet nga zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, shkroi Rama në Facebook.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd