Transmetuar më 08-12-2022, 19:32

Gjenevë- Parlamenti zviceran ka miratuar sot me 129 vota pro dhe 52 kundër marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë.
Marrëveshja e firmosur në Tiranë më 18 shkurt 2022 nga ministri i Brendshëm i Zvicrës, Alain Berset, ju paraqit Parlamentit në gusht të këtij viti.
Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





