Transmetuar më 08-12-2022, 18:52

Durrës- Policia jep detaje për operacionin policor “Snajperi” i organizuar në Portin e Durrësit.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të DVP Durrës, dhe autoritetet doganore,organizuan operacionin policor të koduar “Snajperi”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Selman Lajçi 53 vjeç, banues në Zvicër.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë në hyrje të RSH, 53 vjeçarin së bashku me automjetin e tij tip “Land Rover” dhe gjatë kontrollit, Policia gjeti të fshehura, në brendësi të makinës një armë zjarri pistoletë, një snajper, një armë gjahu, 1367 copë fishekë luftarak dhe 800 copë fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd