Transmetuar më 08-12-2022, 18:31

Durrës- Është arrestuar në Portin e Durrësit një person, i cili është kapur me një arsenal armësh.

Personi që posedonte armë ishte duke u futur në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit.

Gjatë kontrollit të bërë nga policia rezultoi se në makinë ishte fshehur një snajper, një shotgan dhe një pistoletë.