
Vlorë- Bie në pranga i riu në Vlorë. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Sali Zeneli, banues në Panaja.
I riu Sali Zeneli, qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin u larguan 2 autorët pas ekzekutimit të shokut të tij Taulant Beqiraj.
Në njoftimin zyrtar policia informon se Shërbimet e Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Swift”, në kuadër të të cilit u kap dhe ndalua shtetasi në kërkim S. Z., 32 vjeç, banues në Panaja.
Ky prson ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





