Transmetuar më 08-12-2022, 12:20

Pas sulmit që pësoi me datë 6 dhjetor, kreu i PD Sali Berisha është shfaqur në zyrën e tij në selinë e PD me ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.

Berisha se mban syze dielli, pasi në fytyrën e tij ka ende shenja nga grushti i Gert Shehut, i cili është arrestuar tashmë nga policia.

Kreu i PD ka deklaruar para ish Presidentit kroat, se personi që ishte zgjedhur për ta sulmuar është një informator i policisë kriminale.

“Personi i zgjedhur që do më godiste është informator i policisë kriminale, me të cilin është marrë një nga figurat më të zeza të historisë së shtetit shqiptar”, u shpreh Berisha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd