Pas Samitit u ushqyen/ Menuja me 5 pjata që kënaqi krerët e BE-së/ Çfarë i pëlqeu presidentit Macron
Transmetuar më 07-12-2022, 19:09
Tiranë- Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar shefi i njohur i kuzhinës Juli Zguro, i cili u kujdes për menunë e drekës së djeshme të pjesëmarrësve të Samitit.
Juli tregoi se përgatitjet nisën një javë para dhe dreka përmbnate 5 pjata kryesore.
Menuja kryesore kishte si bazë mishin dhe produktet e tokës, megjithatë nuk munguan as ushqimet e tjera me bazë peshku, vegjetariane apo pa gluten.
Zguro tregoi se presidenti francez Macron shijoi shumë pjatën e parë, tartarin e viçit me tartuf të bardhë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd