Transmetuar më 07-12-2022, 18:30

KOSOVË- Nëna dhe bebja e saj kanë shpëtuar për mrekulli në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK nga rënia e pllakës ‘armstrong’ nga tavani i dhomës ku ishin të shtrirë. Ka qenë nëna ajo e cila ka dërguar videon në adresë të Gazetës Shneta dhe ka treguar se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh kur kishte reshje të shiut në Prishtinë.

Ajo ka thënë se janë tmerruar nga ky rast pasi janë frikësuar për bebet e tyre.

“Kjo ka ndodhur para dy javësh. Ato ditë që pat shi. Unë kam qenë e shtrirë me vajzën në dhomë. Kemi qenë tri nëna me bebe. Nëna që ka qenë afër dritares për fat të mirë vetëm disa minuta pa ndodhur kjo, e kishte larguar beben prej shtratit. Kanë qenë në pytje sekondat që mos me i ra bebes”, ka deklaruar nëna.

Ajo ka treguar se ky problem ishte rregulluar të nesërmen nga punonjësit e QKUK-së të cilët sipas saj kishin deklaruar se ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së ujit nga shiu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd