Transmetuar më 07-12-2022, 15:14

Një vëmendje të madhe kanë marrë ndarjet e personazheve të njohur të ekranit këtë vit. Këto ndarje nuk kanë kaluar pa u komentuar duke bërë një bujë të madhe, qofshin personazhe që prej vitesh i përkasin ekranit e qofshin të rinj të dalë nga programet e dashurisë. Më poshtë xing.al vendosi t’ju sjellë një listë me ndarjet më të bujshme të këtij viti duke nisur nga Blero e Afrona.

1.Blero dhe Afrona u ndanë këtë vit dhe padyshim ndarja e tyre ishte shumë e bujshme me shumë lajme që qarkullonin. Fillimisht lajmi u bë i ditur nga mediat dhe Blero preferoi të mos e komentonte duke u shprehur në çdo intervistë “No koment”. Por së fundmi ai konfirmoi se lajmet për ndarjen e tyre janë të vërteta dhe tha se arsyet mbeten personale. Ndërsa Afrona prej muajsh ka preferuar të mos flasë.

10 çifte të showbizit shqiptar i dhanë fund lidhjeve e

2.Rina dhe Sinboy, një nga çiftet më simpatik të showbizit shqiptar u ndanë gjithashtu papritur. Lajmin e ndarjes së tyre e konfirmoi edhe Rina, e cila zbuloi se arsyeja pse i dhanë fund ishte distanca.

3.Kleoniki Delijorgji gjithashtu u nda nga partneri i saj. Ndarja e saj u komentua për vetë faktin se modelja e këngëtarja e dha lajmin në një mënyrë të pazakontë. Kleoniki postoi disa video nga momentet e saj më të bukura me partnerin dhe tregoi se vendimin e kishin marrë së bashku pasi kuptuan se misioni i tyre në jetët e njëri-tjetrit ka përfunduar, transmeton xing.al.

10 çifte të showbizit shqiptar i dhanë fund lidhjeve e

4.Robert Berisha dhe Laureta janë ndarë gjithashtu kohët e fundit. Ndarja u zbulua nga rrjetet sociale ku Roberti fshiu fotot me bukuroshen ndërsa ajo mbylli llogarinë e saj në Instagram. Arsyet pse dyshja i dhanë fund nuk dihen ende.

10 çifte të showbizit shqiptar i dhanë fund lidhjeve e

5.Art Abazi gjithashtu i dha fund lidhjes me partneren e tij pak javë më parë. Këngëtari e mohoi lajmin kur u shpërnda në media, por më pas kërkoi falje duke u shprehur se ai dhe e fejuara i kanë ndarë rrugët.

10 çifte të showbizit shqiptar i dhanë fund lidhjeve e

6.Reperi i njohur Fero dhe Arbenita së fundmi u raportua se janë ndarë. Fero duke se e ka konfirmuar ndarjen nga Arbenita duke përdorur nota ironizuese dhe tallëse në një video live në rrjete sociale. Ai është shprehur se Arbenita e ka lënë dhe se po e vuan ndarjen. “M’ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam duke vuajtur", është shprehur reperi në live. Arbenita dhe Fero nuk ndiqen më as në rrjete sociale.

10 çifte të showbizit shqiptar i dhanë fund lidhjeve e

7.E kanë mohuar gjithmonë, por prej më shumë se një viti përflitej për një lidhje të Butrint Imerit me aktoren Olta Beqiri. Dyshja janë kapur mat në disa raste. Por në korrik duket se Butrinti dhe Olta i ndanë rrugët. Ata hoqën njëri tjetrin nga rrjetet sociale duke lënë të kuptohet se janë ndarë.

10 çifte të showbizit shqiptar i dhanë fund lidhjeve e

8.Adriana Matoshi dhe Keith Owen Groeneveld kanë qenë një ndër çiftet më të përfolur të medias rozë për shkak të historisë së tyre të dashurisë, e cila përfundoi pak muaj më parë. Ndarja i habiti të gjithë sepse dyshja shfaqeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, mirëpo duket se ndonjëherë vetëm dashuria nuk mjafton. Adriana ka treguar se një nga arsyet e ndarjes ishte fakti se Keith, ndryshe nga ajo, donte të krijonte një familje, të kishte fëmijë.

10 çifte të showbizit shqiptar i dhanë fund lidhjeve e

9.Në këtë listë bën pjesë edhe një çift që u njoh nga Përputhen dhe që ndarja e tyre u komentua shumë së fundmi. Andi dhe Melisa u ndanë pak javë më parë, por arsyet mbeten personale.

10 çifte të showbizit shqiptar i dhanë fund lidhjeve e

10.Në qershor u nda dhe një tjetër çift i “Përputhen”, Bruno Shemsho dhe Floriana Gjini. Akuzat ndaj njëri-tjetrit ishin të shumta duke treguar kështu se ndarja nuk ka qenë miqësore.

10 çifte të showbizit shqiptar i dhanë fund lidhjeve e

Sponsored Content

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd