
TURQI- Parlamenti turk kthehet në arenë boksi. Incidenti i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme teksa po diskutohej për buxhetin. Seanca plenare është shoqëruar me debate të ashpra, por situta duket se ka agravuar pasi një nga deputetët e opozitës nacionaliste turke është sulmuar me grusht në kokë dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ligjvënësi i Partisë Iyi (Mirë) Huseyin Ors u godit me grusht nga Zafer Isik, një parlamentar në pushtet i AKP-së. Gjatë përleshjes, disa ligjvënës të tjerë ranë përtokë. Deputetja e Partisë Shoqërore Aylin Cesur, e cila me profesion është mjeke dhe që i kishte dhënë ndihmën e parë deputetit në katin e dhomës, tha se gjendja e Orsit ishte kritike, shkruajnë mediat e huaja.
"Ai është ende duke u trajtuar në terapi intensive. Jam shumë i trishtuar. Gjendja e tij e përgjithshme nuk ishte e mirë pas goditjes në kokë", tha Cesur, cituar nga DHA.
Përleshje të shumta janë parë nga parlamenti i Turqisë gjatë debateve veçanërisht të ndjeshme. Një incident i ngjashëm ndodhi në vitin 2020 kur një përleshje me grushte shpërtheu në parlament për diskutimet mbi përfshirjen ushtarake të Turqisë në Siri. Debatet për buxhetin po zhvillohen këtë vit me ligjvënës të ndryshëm që përpiqen të sigurojnë interesat e tyre përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Zëdhënësi i Partisë Iyi Kursat Zorlu tha se incidenti shënoi një ditë të trishtuar për Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë dhe një ditë të turpshme për ata që kryen këtë sulm. Deri më tani, nuk është dhënë asnjë koment nga partia AKP e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan lidhur me incidentin.
Heated debate in the Turkish Parliament about next year’s budget.
One MP taken to hospital with suspected head trauma. https://t.co/EMAAioHD2F
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 6, 2022
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





