Transmetuar më 06-12-2022, 23:30

Të puthësh apo jo fëmijën në buzë? Kjo është një nga temat më të komentuara që asnjëherë nuk ka një përgjigje përfundimtare.

Mirëpo Ina Kollçaka sa i përket kësaj çështje duket se e ka një përgjigje, madje nuk ngurron ta “bërtasë” edhe me zë të lartë.

Së fundmi, Ina është shfaqur shumë e revoltuar në Instagramin e saj, ku ka diçka për të thënë për të gjithë prindërit që puthin fëmijët e tyre në buzë.

“Mjaft puthët fëmijët në buzë o injorantë të ndyrë,”-shkruan Kollçaku në Instastory.

Më herët ish-futbollisti i njohur David Beckham postoi një foto duke puthur në buzë vajzën e tij, Harper.

Pas kësaj nisën komentet negative dhe pozitive, nga ata që e cilësonin si të papërshtatshëm këtë gjest dhe nga ana që e përkrahnin.

Edhe në Shqipëri ky fenomen është përhapur shumë.

Robert Berisha është një nga personazhet që ka postuar foto me vajzën e tij Renee duke u puthur.

Ilir Shaqiri është një tjetër i njohur që është puthur në publik me vajzën e tij Emily.

Bora Zemani nga ana tjetër me djalin e saj Arbor nuk i kanë kursyer puthjet në buzë.

E nëse do të vazhdonim lista është shumë e gjatë.

Pavarësisht, komenteve të shumta, psikologët e cilësojnë si diçka normale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd