Transmetuar më 06-12-2022, 14:30

Tiranë- Kryetari i PD Sali Berisha, u sulua sot me grusht nga Gert Shehu. Ngjarja ka tronditur opinionin publik. Megjithatë vetë lideri demokrat ka kërkuar që të mos ndëshkohet.

Sali Berisha:

Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje.

Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten.

Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër.

Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd