Transmetuar më 06-12-2022, 12:56

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është qëlluar me grusht. Ngjarja ka ndodhur në momentin që Berisha po ecte me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të nisur protestën e parashikuar sot.
Ishte një person, pjesë e turmës së protestuesve që ishin grumbulluar në bulevard.
Në momentin që Berisha është qëlluar ka rënë direkt në tokë dhe kanë ndërhyrë truprojat.
Truprojat kanë goditur autorin, identiteti i tëe cilit ende nuk dihet.
Ish-kryeministri është gjakosur në fytyrë dhe shihet i lënduar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





