Transmetuar më 06-12-2022, 11:50

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel e ka bërë kryeministrin Edi Rama që të ulet në gjunjë

TIRANË- Një detaj i veçantë u konstatua sot ndërsa Kryeministri shqiptar Edi Rama, po priste liderët evropianë për Samitin e BE në Tiranë.

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka bërë Edi Ramën që t’i ulet në gjunjë.

Në momentin që Bettel u afruan me çantën e tij në dorë, Rama u ul në gjunjë për arsye që ende nuk dihet.

Bettel qeshi, e po ashtu edhe kryeminsitri Edi Rama.

Mendohet se e gjitha kjo ka lidhje me gjestin që Bettel bëri në muajin gusht, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë.

Xavier Bettel u përpoq të zgjatej në majat e gishtërinjve gjatë shkrepjes së fotos zyrtare me kryeministrin Edi Rama, për ta arritur disi në gjatësi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd