


















Uniformat blu janë të panumërt ndërkohë që në tarracat e çdo godine ka gjithashtu forca sigurie me snajper
TIRANË – Tirana është totalisht e blinduar për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ndërkohë që Opozita ka paralajmëruar protestë në orën 12:00.
I gjithë perimetri i sigurisë është ‘blinduar’ nga forca të shumta policie.
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" që ishte dhe synimi i PD-së është i rrethuar me barriera metalike.
Uniformat blu janë të panumërt ndërkohë që në tarracat e çdo godine ka gjithashtu forca sigurie me snajper.
Sot Tirana pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh.
Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria.
Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë.
Samiti përfshin dhe një konferencë të përbashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





