Transmetuar më 06-12-2022, 08:02

Është edhe “vula” e Neymarit në fitoren 4-1 të Brazilit ndaj Koresë së Jugut, e cila iu mundësoi pesë herë kampionëve të botës të kalojnë në çerekfinale të “Katar 2022”, ku do të përballen me Kroacinë.

Ka qenë vetë “O Ney” që ka komentuar pas ndeshjes: "Me siguri ka ardhur koha për të shkuar larg. Ne ëndërrojmë titullin, por duhet të vazhdojmë hap pas hapi.

Sonte ishte ndeshja e katërt, tri nga të cilat i kemi fituar. Ndërkohë le të ruajmë përqendrimin e duhur në përpjekje për ta dërguar në shtëpi këtë titull”.

Në lidhje me dëmtimin në ndeshjen e parë kundër Serbisë, Neymar shpjegoi: "Isha shumë i frikësuar, sepse arrita në këtë Botëror duke u ndjerë shumë mirë. Gjithashtu pata një fillim të shkëlqyer të sezonit me klubin tim.

Ky dëmtim më bëri të vuaj shumë, e kaloja natën duke qarë, vetëm familja ime e di çfarë kam hequr. Pastaj ia vlenin gjithë ato përpjekje për t’u rikthyer".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd