Transmetuar më 06-12-2022, 07:56

Mbrëmjen e djeshme, filloi për herë të parë reality-show “Big Brother VIP Kosova”.

Pjesë e tij u bënë shumë personazhe të njohur, si reperi Getinjo, ish-konkurenti i “Përputhen” Andi Artani apo Shota Baraliu.

Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen e mediave është reperi i famshëm Stresi, i cili u fut në shtëpi i fundit në radhë.

Stresi u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij.

Kjo e fundit nuk e dinte që i biri do të futej në “BB VIP Kosova”, pasi ai e kishte ruajtur sekret, duke i thënë se ndodhet në Itali.

Kujtojmë që banorët do të garojnë me njëri-tjetrin për 100 ditë për të fituar 200 mijë euro.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd