Transmetuar më 05-12-2022, 21:25

Tiranë- Kandidati i opozitës në Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka një energji të paparë dhe se me rikthimin e tij në krye të PD i ka bërë të gjithë optimist.

Në një intervistë, Maliqi edhe pse kandidat i dalë nga Partia e Lirisë nuk e fshehu admirimin për kryedemokratin Sali Berisha.

Në fjalën e tij, ai tha se Berishën e riktheu Zoti, për ta çuar Partinë Demokratike drejt fitores.

Sa i përket mungesës së vulës, sipas tij nuk është gjëja më e rëndësishme sepse rëndisi ka përkrahja nga njerëzit.

“Ç’më duhet vula? E rëndësishme është të vijnë njerëzit. Gjykata nuk është parti. As në organizimin e brendshëm të PD nuk ndikon.

Këta (grupi i Alibeaj) mund të dëmtojnë 3 a 4 bashki por nuk do të na ndikojë në rezultat.

Ne do të mundohemi të gjejmë gjuhën e përbashkët. Bashkimin me Alibeaj e pengon Rama, blerja, shitet shqiptari dhe ky është gabim i madh.

Këta mendonin se Sali Berisha u plak, Berisha na ka bërë optimistë dhe ne, shikoni Bashën i dridhen këmbët.

Berisha ka një energji të paparë, atë e riktheu Zoti për ta çuar PD në fitore,”-tha ai në një intervistë për “Ora News”.