Transmetuar më 05-12-2022, 17:05

Një adoleshent i tretë ekzekutohet publikisht për vrasjen e njerkës së tij

Dy adoleshentë në Korenë e Veriut janë pushkatuar pasi shihnin dhe shisnin filma koreano-jugorë, citon noa.al radion Free Asia.

Djemtë e moshës 16 dhe 17 vjeç u pushkatuan në një fushë aviacioni në Hyesan, në kufi me Kinën, së bashku me një tjetër adoleshent, i cili ishte dënuar me vdekje për shkak se kishte vrarë njerkën e tij.

Ata thanë: "Ata që shikojnë ose shpërndajnë filma të Koresë së Jugut, dhe ata që prishin rendin shoqëror duke vrarë njerëz të tjerë, nuk do të falen dhe do të dënohen me dënimin maksimal-vdekje'", tregoi një banor i qytetit të Hyesan, në kufirin me Kinën, ku u krye ekzekutimi, duke folur për shërbimin korean të RFA.

Ekzekutimi është bërë pranë një aeroporti në tetor, por vetëm orët e fundit u mësua nga media.

Banorët e Hyesanit u mblodhën në grupe në pistë. Autoritetet i vendosën djemtë adoleshentë para publikut, i dënuan me vdekje dhe i qëlluan menjëherë”.

Ekzekutimet ndodhën rreth një javë pasi autoritetet mbajtën takime publike për t’i thënë publikut se do të ashpërsoheshin dënimet për krimet që përfshijnë shikimin e mediave të huaja, veçanërisht nga Koreja e Jugut më e begatë dhe demokratike.

Filmat dhe muzika e huaj, sidomos ajo që konsiderohen “perëndimore” nga regjimi dhe janë të jashtëligjshme në Korenë e Veriut.

Vitet e fundit, filmat e Koresë së Jugut dhe ato perëndimorë, si dhe muzika dhe shfaqjet televizive, janë përhapur në të gjithë Korenë e Veriut në disqe USB dhe karta SD. Kontrabandistët i sjellin në vend nga Kina dhe më pas shpërndahen nga personi në person.

Koreja e Veriut është bërë gjithnjë e më e shqetësuar për kulturën e Koresë së Jugut – e parë si dekadente dhe antirevolucionare. Kim Jong-un e shikon Korenë e Jugut si një shtet-kukull të Amerikës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd