Transmetuar më 06-12-2022, 07:40

Në jetën e Kylian Mbappé, shënohet me të kuqe 15 korriku 2018, dita në të cilën, në moshën 19-vjeçare fitoi Botërorin e tij të parë, "Rusia 2018". Në finalen ndaj Kroacisë shënoi golin e katërt të Francës.

Mbappé nuk ka arritur ende të fitojë Champions League, por tashmë po kërkon një datë tjetër: 18 dhjetor 2022. Ai e ka shënuar këtë datë si të duhurën për të fituar Botërorin e dytë.

Për momentin, ylli i PSG-së është kryegolashënuesi i vetëm i këtij Botërori, me 5 gola, pas dopietës së djeshme ndaj Polonisë (3-1). Kampionët e botës tashmë janë në çerekfinale të "Katar 2022".

Gjithmonë me 18 dhjetorin në mendje (dy ditë para ditëlindjes së tij të 24-t), Mbappé dhe Franca treguan edhe një herë pse janë kandidatë kaq të fortë për ta mbrojtur titullin e botës. Tashmë, në çerekfinale do të takohen me Anglinë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Theu rekordin e Pele – Kylian Mbappé do të mbushë 24 vjeç dy ditë pas finales së Kupës së Botës. Ai vazhdon të vendosë rekorde të parakohshmërisë. Me dopietën e mbrëmjes së djeshme, sulmuesi i Francës dhe PSG-së u bë lojtari i parë i aftë për të kapërcyer 8 (dhe më pas 9) golat botërorë, para moshës 24-vjeçare.

Në këtë mënyrë ka moposhtur rekordin që mbahej nga legjenda braziliane e futbollit, Pele. Në fakt, francezi ka shënuar 5 gola deri tani në "Katar 2022" dhe Franca do të luajë të paktën edhe një ndeshje tjetër, ndaj Anglisë në çerekfinale; ndërsa në rastin më të mirë edhe 3 të tjera.

Kylian Mbappe ka lënë pas vetes Maradona dhe Ronaldo me nga 7 dhe 8 gola në Botërorë, por ka barazuar Messin me 9 gola të tillë… Janë 32 golat e shënuar prej tij tashmë me kombëtaren e Francës në të gjitha ndeshjet dhe kompeticionet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd