Transmetuar më 05-12-2022, 11:16

GJIROKASTËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të Viroit. Policia njofton se një makinë tip Ford është përplasur me një makinë tip Mercrdez Benz, për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e makinave të cilët janë transportuar për në Spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Virua”, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 25 vjeç, banues në Memaliaj, dhe automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen J. B., 35 vjeçe, banuese në Përmet. Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore", njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd