Transmetuar më 05-12-2022, 09:44

ITALI- Një cunami ka ndodhur në ishullin Stromboli të Italisë, si pasojë e shpërthimit të një vullkani. Cunami shkaktoi një valë mbi një metër e gjysmë të lartë. Alarmi u dha përmes sirenave që tregonin valën e baticës. Departamenti i Mbrojtjes Civile raportoi rreth orës 17:00 ditën e djeshme se cunami është shkaktuar nga një shkëputje e një shpati të pjerrët, që përbëhet nga lavë përgjatë Sciara del Fuoco.

Në orën 16.35 Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), Observatori i Etna-s, regjistroi se duke filluar nga ora 14 kishte një rrjedhje llave nga zona e kraterit verior në lidhje me të cilën aktiviteti intensiv shpërthyes vazhdoi në grykat e zonës së kraterit verior, në orën 10:14 ka pasur një shpërthim më intensiv nga zona e kraterit qendror-jugor, shkruajne mediat italiane.

“Në ishull sirenat u dëgjuan kudo për të lajmëruar popullatën. Nga kontrollet e kryera nuk u raportua asnjë dëmtim në njerëz apo sende. Departamenti do të vazhdojë të ndjekë evoluimin e ngjarjes në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe Ingv”, thuhet në njoftimin e mbrojtjes civile italiane. Deri më tani nuk raportohet asnjë dëm.

??#Maremoto a #Stromboli: un'onda di #tsunami di un metro e mezzo si è creata per il distacco sulla Sciara del fuoco. Al momento non segnalati danni ?? pic.twitter.com/nKwnmcFWNC

— Tg La7 (@TgLa7) December 4, 2022

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd