Transmetuar më 05-12-2022, 07:45

TIRANË- Tirana shkon në balotazh. Numërimi i votave për Primaret e PD-së në Tiranë ka përfunduar dhe Belind Këlliçi e Ilir Alimehmeti janë dy kandidatët që do të shkojnë në balotazh. Këlliçi ka arritur të marrë 4040 vota, ndërsa Alimehmeti 2196 vota. I treti më i votuar është Gerti Bogdani i cili ka 1819 vota.
Rezultatet:
Votues gjithsej – 8470
Adriana Kalaja – 128 vota Belind Këlliçi – 4040 vota Enkelejda Fejzo – 66 vota Fatmir Merkoçi – 35 vota Gerti Bogdani – 1819 vota Ilir Alimehmeti – 2196 vota Julian Deda – 157 vota Të pavlefshme – 29 vota
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





