Transmetuar më 04-12-2022, 23:33

Këtë puntatë të “Zemër Luana” janë të ftuar Semi Jaupaj, Irkenc Hyka, Kanita dhe Zajmina. Mirëpo, së fundmi, Semi dhe Irkenci kanë treguar “Sekretet” me disa VIP-ave.

Gjatë lojës, ata kanë zbuluar edhe një detaj nga miqësia e tyre së bashku me Bes Kallakun.

E para është fakti se ata janë nga Fushë-Kruja dhe se Semi, Irkenci dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj kanë qenë shok klase në Lice.

Semi Jaupaj ka qenë e ftuar më herët në “Goca dhe Gra” ku ka folur për jetën e saj private dhe atë profesionale. Jo vetëm kaq por ajo u ndal edhe te marrëdhënia që ka me ish-partnerin e saj, Bojken Lako.

Këngëtarja shtoi se ajo gëzon një respekt të madh për Bojkenin dhe se e ka shumë xhan. Jo vetëm kaq por ajo tha se Bojken është i bukur si njeri.

Së fundmi, ajo shtoi se ka mirënjohje për ish-partnerin e saj por që nuk shpenzojnë kohë së bashku, pra që të frekuentohen apo të dalin për dreka e darka.

“Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”- theksoi Semi ndër të tjera.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd