
TIRANË- Votat për Tiranën janë ende duke u numëruar, por mjeku Ilir Alimehmeti e ka korrur fitoren e parë. Sipas numërimit të votave nga dega nr.5, Alimehmeti është i pari në listë me 289 vota. I dyti pas tij vjen Belind Këlliçi me 204 vota. Gert Bogdani ka marrë 140 vota, Adriana Kalaja 20 e aktori i humorit Julian Deda, 21. Më pak vota kanë marrë kandidatët Fetmir Merkoçi e Enkelejda Fejzo, nga dy secili.
Numërimi i votave për kandidatët në degën nr.5:
Adriana Kalaja 20
Belind Këlliçi 204
Enkelejda Fejzo 2
Fatmir Merkoçi 2
Gert Bogdani 140
Ilir Alimehmeti 289
Julian Deda 21
TIRANË- Gara shumë e ngushtë në Tiranë mes dy kandidatëve të Tiranës, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Në degën nr. 3 fitues ka dalë Këlliçi me vetëm 10 vota më shumë se Alihmeti. Ai ka marrë 190 vota nga 180që ka marrë doktori. I treti në listë është Gert Bogdani. Ndërsa pas tyre vijnë Enkelejda Fejzo me 6 vota, Adriana Kalaja me 4 vota e Julian Deda me 3. Fatmir Merkoçi nuk ka marrë asnjë votë.
VOTAT:
Kanë votuar 440
Të vlefshme 440
Kalaja 4
Kelliçi 190
Fejzo 6
Merkoçi 0
Bogdani 57
Alimehmeti 180
Deda 3
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





