Transmetuar më 04-12-2022, 20:26

Një këmbësor rreth të 70-ave humbi jetën pasditen e kësaj të diele në Fier pasi u përplas nga një automjet. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.

70-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, u përplas për vdekje nga një makinë Audi që drejtohej nga një 31-vjeçar me iniciale E. Zh.

“Rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë”, tha policia në një njoftim paraprak për mediat

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd