Transmetuar më 04-12-2022, 15:03

Policia gjermane ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar.
Ai ra në prangat e policisë së Shtutgartit në Gjermani, pasi akuzohet se grabiti një prostitutë 21-vjeçare.
Kjo e fundit, pasi kreu marrëdhënie seksuale, u dhunua dhe grabit nga shqiptari.
Ngjarja ndodhi në një ndërtesë në Leonhardstrasse mbrëmjen e së shtunës.
Rreth orës 04:40 ka pasur mosmarrëveshje, gjatë të cilave mësohet se i riu ka sulmuar vajzën dhe i ka vjedhur 130 euro.
Me kërkesë të prokurorit publik, 34-vjeçari shqiptar më 3 dhjetor 2022 është nxjerrë para gjykatës, e cila ka lëshuar një urdhër-arresti.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





