
Mundën SERBINË/ Pse keni heshtur për Shaqirin dhe Xhakën?
Pse keni heshtur për Shaqirin dhe Xhakën, Rama: Nuk jam kryeministri i Zvicrës, jam i Shqipërisë. Pse duhet të flisja? Nëse do i ndaja, çfarë do bëja? Do i përdorja ato dy figura për politikë. E në mënyrë jo dinjitoze, është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe do i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, por është edhe i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme. Nuk e shoh të nevojshme. Më duket se kush e bën këtë nuk bën gjënë e duhur. Meqë mu dha mundësia, se e kam dëgjuar si koment dhe është për të ardhur keq. Janë qytetarë të denjë dhe të nderuar të atij shteti për shkak të kombësisë së tyre të përdoren si mish për top për një lojë luftash ballkanike. Sa i përket pjesës së sanksioneve, kanë të bëjnë me politikën e Fifas. është strikte për moscënimin e kuadrit të aktivitetit sportiv nga asnjëlloj nuance. Këtu mund të kemi mendime të ndryshime, por FIFA është qeveria e futbollit. Janë rregulla që kush merret me futboll i ka pranuar dhe duhet ti zbatojë, mua më duket e tepruar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





