Transmetuar më 04-12-2022, 09:10

SPANJË- Ndërkohë që skuadra e Lionel Messit u kualifikua në “8” të Botërorit 2022, partnerja e Cristiano Ronaldos ka postuar në rrjetet sociale një foto me partnerin e saj. Georgina Rodriguez me superyllin portugez në krahë ka shkruar: “Dashuria e jetës sime". Modelja, e cila përpara se të takonte Ronaldon në Madrid ishte një shitëse dyqani, udhëtoi në Katar me katër nga pesë fëmijët e Cristiano -s dhe pa Portugalinë të luante kundër Koresë së Jugut.

Tani Portugalia kthehet në aksion të martën (21:00) për të luajtur kundër Zvicrës për një vend në Botërorin e Katarit “8”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd