
Tiranë- Partia Demokratike zhvillon sot Primaret në shkallë vendi.
Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë.
Në Tiranë, gara është mes Belind Këlliçit, Ilir Alimehmetit, Gert Bogdanit, Adriana Kalaja, Julian Dedës, Enkelejda Fejzos dhe Fatmir Merkoçit.
Në Elbasan dhe Shkodër, në Primaret e PD kandidojnë vetëm Luçiano Boçin dhe Bardh Spahia, ndërsa në Durrës, Armand Dervishi dhe Igli Cara.
Në bashkinë e Krujës, janë 11 kandidatë.
Në Bashkinë Kurbin, nga 7 kandidatë që ishin tashmë kanë mbetur vetëm 5 për shkak se Rithemelimi i përjashtoi 2 që ishin protagonistë në konflikt me armë zjarri pak ditë më parë.
Dy kandidatë të primareve për Bashkinë e Kurbinit Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza janë përjashtuar nga gara e 4 dhjetorit.
Numër të lartë kandidatësh kanë edhe Librazhdi me 6 kandidatë, Selenica 6, Dibra 6, Mirdita 6, Lezha 6, Fushë-Arrëzi me 5 kandidatë, e po me 5 edhe Saranda, Tropoja, Fieri, Mati.
Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. Primaret në PD nuk organizohen në Himarë, Finiq e Dropull.
Bashkia Librazhd Agron Mekshi, Arjanit Leka, Mereme Zeneli, Shaqir Kuka, Shefki Çota, Ndriçim Lila
Bashkia Përrenjas Mehdi Leka, Suzana Topi
Bashkia Gramsh Hasim Çekrezi, Kodhel Çala
Bashkia Peqin Albert Kurti, Mustafa Pashja
Bashkia Belsh Bedri Qypi, Dritan Cani
Bashkia Cerrik Ankelita Çela Servet Duzha
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





