Transmetuar më 03-12-2022, 18:46

MALTË- Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre tre shqiptarë, pasi u dëmtuan gjatë shembjes së një ndërtese në Maltë. Times of Malta shkruan se tre punëtorë të tjerë kanë mbetur në rrënojat e ndërtesës, një prej të cilëve raportohet të jetë gjithashtu shqiptar.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur brenda Zonës Industriale Corradino, në orën 9:27 të mëngjesit.

Tre shqiptarët dhe boshnjaku janë dërguar në spita, ndërkohë që ekipet vijojnë kërkimet për të mbeturit në rrënoja. Mediat në Maltë kanë publikuar edhe pamjet e frikshme të shembjes së ndërtesës, gjë që është kapur nga kamerat e sigurisë.