Transmetuar më 03-12-2022, 18:22

TIRANË- Aksident pranë zonës së Astirit në Tiranë. 6 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një kryqëzon pranë ish-sheshit Shqiponja, pikërisht në zonën e semaforit.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërkohë që Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por s’ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen. Mendohet se ka vetëm dëme materiale, e se shkak për përplasjen është bërë mosrespektimi i masave të sigurisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd