
Robert Lewandowski është lideri i Polonisë dhe një nga sulmuesit më të vlerësuar në botë për momentin. Ushqimi është një nga shtyllat themelore në karrierën e një futbollisti, jetësor për sukses. Ai është në formë fantastike.
E ka pasur gjithmonë këtë paraqitje, në fakt, duke u bërë një nga sulmuesit më të mirë në botë prej vitesh. Fakti është se lideri i Polonisë në Katar ka një truk të pagabueshëm: dietën që i ka përgatitur gruaja e tij! Ajo është një nutricioniste dhe sportiste.
Po për çfarë bëhet fjalë? Ka një përzgjedhje rigoroze të ushqimeve që mund të konsumojë, disa të tjera janë plotësisht të ndaluara. Nuk e dimë sa strikte do të jetë dietologia e tij, por duket se e merr shumë seriozisht.
Këto janë të gjitha ushqimet që i lejohen t’i hajë Lewandowski: meli, brownies, petulla, peshku me cilësi të lartë dhe lëngu i panxharit të aromatizuar me kajen ose kanellë, sallata, supa, hurma, bare energjie, lëngje të freskëta dhe qumësht bajamesh. Përveç kësaj, i duhet të hajë perime dhe avokado çdo ditë, pa përjashtim.

Kjo dietë kombinohet me brokoli, kungull të njomë, marule, karrota dhe spinaq. Glikogjeni ndihmon për të reduktuar ndjenjën e lodhjes, që mund të ndiej në një moment. Disa truke të tjera, të shpjeguara nga Anna, gruaja e tij: "Ne konsumojmë karbohidrate dhe proteina veçmas. Gjithashtu, përdorim vetëm ushqime të mira dhe pa laktozë".
Po çfarë nuk mund të hajë sulmuesi polak? Ushqimet e skuqura. Ato eliminohen plotësisht nga dieta e tij, ashtu si ushqimi i shpejtë, aq i popullarizuar nga pjesa tjetër e ‘të vdekshmëve’. "Përbërësit e cilësisë më të lartë nga burimi më i mirë, prodhimet vendase, frutat dhe perimet e stinës, kjo është ajo ku bazohet dieta ime e përditshme.
Unë kam shmangur sheqerin e bardhë, qumështin e papërpunuar dhe grurin", – thotë Anna Lewandowska, e cila ishte gjithashtu një atlete olimpike. Ajo është diplomuar në Akademinë e Edukimit Fizik dhe ka formim si nutricioniste. Ajo ka biznesin e saj si eksperte ushqimore që është.
Duket se ndryshimi fizik i Lewandowskit është i dukshëm. Një nga trajnerët e rinisë së tij sheh që këmbët e sulmuesit polak janë shumë më të forta tani. Është pikërisht një nga cilësitë më të mira të Lewandowskit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





