Transmetuar më 03-12-2022, 12:02

Kupa e Botës 2022, që po zhvillohet në Katar, hyn raundin tjetër, në 1/8 finale. Janë përcaktuar 16 skuadrat e kualifikuara në fazën me eliminim direkt nga grupet, duke plotësuar kalendarin e çifteve.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen sot, teksa do të shohin në fushë Holandë-SHBA (16:00) dhe Argjentinë-Australi (20:00). Dy fituesit do të shkojnë më tej në çerekfinale. Rregullorja e fazës finale të Botërorit parashikon që ndeshjet të luhen teke, me formulën e eliminimit: kush fiton kalon në çerekfinale; në rast të barazimit në fund të 90 minutave procedohet me shtesë (2×15 minuta) dhe pastaj penalltitë.

Ndeshjet e Kupës së Botës 2022, të transmetuara në TV, ndjekin një orar shumë të ngjeshur, me 2 të tilla në ditë, në orën 16:00 dhe 20:00. Ndeshjet e 1/8 finale janë planifikuar deri më 6 dhjetor. Pas një pauze dyditore, më 7 dhe 8 dhjetor, do të fillojnë ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinalet, deri në finalen e caktuar më 18 dhjetor, ora 20:00.

Il tabellone aggiornato dei Mondiali Qatar 2022

Ja kalendari i 1/8 finale

E teta 1: Holandë-SHBA

E teta 2: Francë – Poloni

E teta 3: Argjentinë-Australi

E teta 4: Angli-Senegal

E teta 5: Japoni-Kroaci

E teta 6: Brazil-Kore e Jugut

E teta 7: Marok-Spanjë

E teta 8: Portugali-Zvicër

Sikurse thamë, ndeshjet e 1/8 finale do të zhvillohen mes datave 3 dhe 6 dhjetor, me fillim në orën 16:00 dhe 20:00. Në të njëjtat orare do të luhen çerekfinalet më 9 dhe 10 dhjetor. Gjysmëfinalet janë planifikuar ndërmjet 13 dhe 14 dhjetorit (të dyja në orën 20:00). Pas disa ditësh pushim, kombëtaret e kualifikuara për në finale do të luajnë më 17 dhjetor (për vendin e tretë) dhe 18 dhjetor (fituesin).

Ja kalendari, me çifte të konfirmuara tashmë për 1/8 finale dhe skema si vijon më tej, deri në finalen e 18 dhjetorit:

1/8 finale

E shtunë, 3 dhjetor

16:00 – Holandë-SHBA (e teta 1)

20:00 – Argjentinë-Australi (e teta 2)

E diel, 4 dhjetor

16:00 – Francë-Poloni (e teta 3)

20:00 – Angli-Senegal (e teta 4)

E hënë, 5 dhjetor

16:00 – Japoni-Kroaci (e teta 5)

20:00 – Brazil-Kore e Jugut (e teta 6)

E martë, 6 dhjetor

16:00 – Marok-Spanjë (e teta 7)

20:00 – Portugali-Zvicër (e teta 8)

Çerekfinalet

E premte, 9 dhjetor

16:00 – E teta 5-E teta 6 (çerefinalja 1)

20:00 – E teta 1-E teta 2 (çerekfinalja 2)

E shtunë, 10 dhjetor

16:00 – E teta 7-E teta 8 (çerekfinalja 3)

20:00 – E teta 4-E teta 3 (çerekfinalja 4)

Gjysmëfinalet

E martë, 13 dhjetor

20:00 – Çerekfinalisti 2-Çerekfinalisti 1 (gjysmëfinalja 1)

E mërkurë, 14 dhjetor

20:00 – Çerekfinalisti 4-Çerekfinalisti 3 (gjysmëfinalja 2)

E shtunë, 17 dhjetor

16:00 – Ndeshja për vendin e tretë

E diel, 18 dhjetor

16:00 – Finalja e Kupës së Botës

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd