
Ndeshja e Cristiano Ronaldos kundër Koresë së Jugut zgjati vetëm 65 minuta. Në fakt, trajneri portugez Santos, me kualifikimin në xhep, ka vendosur ta kursejë disa minuta yllin e tij, ndoshta në kuadër të 1/8 finale.
Duke u larguar nga fusha, ish-sulmuesi i Juventusit ka mbetur dukshëm i pakënaqur dhe kamerat e kanë përjetësuar ndërsa ka vënë gishtin tregues para gojës, duke imituar gjestin e heshtjes.
Vetë Ronaldo shpjegoi arsyet e gjestit të tij: "Disa sekonda para zëvendësimit tim, një lojtar korean më tha të dilja shpejt. Unë i thashë që ta mbyllte gojën. Ai nuk e ka atë autoritet, nuk duhet të ketë polemika. Pavarësisht nga çfarë ndodhi, këto episode lindin dhe vdesin në fushë”.
Në fakt, mediat raportuan fillimisht se Ronaldo ishte revoltuar ndaj trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos, pse e zëvendësoi në ndeshjen e tretë të grupit, ku kombëtarja luzitane pësoi humbjen 2-1 ndaj Koresë së Jugut, të premten (të dyja skuadrat kaluan në raundin tjetër).
Ronaldo, kapiteni i Portugalisë, nxitoi t’i fashitë këto zëra, duke sqaruar se komentet që bëri kur u largua nga fusha në minutën e 65-të ishin në fakt për një lojtar të Koresë së Jugut.
Përgënjeshtrohen kësisoji mediat portugeze që thanë se ish-lojtari i Manchester United, Real Madridit dhe Juventusit, i cili u largua nga "Djajtë e Kuq" muajin e kaluar, sfidoi Santos për vendimin për ta zëvendësuar atë, duke përdorur gjuhë vulgare ndaj trajnerit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





