Transmetuar më 02-12-2022, 23:28
KATAR- E realizuan atë që deshën.
Rregullat e vendosura privuan futbollistët shqiptarë që të bënin shqiponjën dykrenare me duar, por ata ia dolën që ta bënin atë me trup. Një foto e shkrepur pikërisht në momentin e duhur tregon se si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë bashkuar kokat e kanë hapur krahët duke bërë simbolin e shqiponjës.
Dyshja ishin në fushën e gjelbërt këtë mbrëmje dhe bashkë me të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit i dhuruar fitores Zvicrës përballë Serbisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd