Transmetuar më 02-12-2022, 22:57

KATAR- Në mes të stadiumit i tregon gjithë botës simbolin shqiptar të shqiponjës me dy krena.

Një shqiptare është përzënë nga stadium në Doha, aty ku ndodhej për të mbështetur bashkëatdhetarët e Zvicër në sfidën përballë Serbisë.

Vajza është filmuar teksa bën shqiponjën dykrenare me duar, ndërsa mban veshur bluzën me simbolet kuqezi, por është larguar nga aty.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, vajza shihet që shoqërohet nga rojet e sigurimit për tu nxjerrë jashtë stadiumit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd