Transmetuar më 02-12-2022, 09:46

Postim i zakonshëm, Ibra i zakonshëm. Ai që shikon fushën nga kutia e VIP-ave dhe shkruan një fjali emblematike: “Qetësia para stuhisë”. "Deshifirimi" është intuitiv, Zlatan po njofton rikthimin në fushë me Milanin, planifikuar për në mes të janarit. Në datën 4 janar skuadra do të rikthehet në fushë, pas pushimit të Botërorit, kundër Salernitana.

Nuk ka gjasa që Pioli ta përfshijë suedezin në skuadër, por kurrë mos thuaj kurrë. Ndërkohë, synimi është kthimi në fund të muajit për t’iu dhënë dorën bashkëlojtarëve. Ibrahimovic, i cili ka mbetur jashtë fushës që nga fundi i majit për shkak të operacionit në gjurin e majtë, mezi pret të kthehet në qendër të sulmit kuqezi dhe të mbrojë titullin.

Prandaj frazat motivuese në Instagram dhe stërvitje i vetëm, larg vëmendjes, ndërsa disa nga shokët e tij luajnë Botërorin si protagonistë (Theo dhe Giroud, mbi të gjithë), janë vetëkarikuese. Ndërkohë, rikuperimi i Zlatan po ecën pa probleme.

Baza e të dhënave e mjekëve dhe fizioterapistëve përmban një mori të dhënash të vlefshme që duhen përditësuar ditë pas dite. Do të jenë pikërisht këto numra që do të përcaktojnë datën e rikthimit në fushë. Çdo parametër (forca, shpejtësia, rezistenca) përditësohet. Kur vlerat të kthehen në përputhje me ato para dëmtimit, atëherë suedezi do të jetë në gjendje të rikthehet.

Disa numra dihen qysh tani… Ibra është 41 vjeç dhe nuk ka luajtur që nga 22 maji 2022, ditën kur Milani e goditi Sassuolon tri herë për të fituar titullin. Imazhi i fundit i tij në fushë është një gol i anuluar në "Reggio Emilia’, para dhimbjes së zakonshme të gjurit. Prej aty operacioni, dyshimet për të ardhmen, rinovimi edhe për një vit dhe më në fund vendimi:

“Nuk do të ndalem, do të vazhdoj të luaj”. Vitin e kaluar ai shënoi 8 gola në 27 ndeshje në Serie A dhe Kupën e Italisë, duke humbur disa ndeshje për shkak të lëndimeve. Sezoni i mëparshëm ishte edhe më i mirë: 17 gola dhe 3 asiste në 27 ndeshje. Pak kohë më parë ai tha se kishte frikë nga e ardhmja (pas futbollit), por gjithashtu pranoi se ishte gati të thoshte mjaft. Këtë e thonë mesazhet e tij në Instagram.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd