Transmetuar më 01-12-2022, 19:06

KATAR- Botërori i Lukakut dhe Belgjikës tashmë përfundon në fazën e grupeve. Sulmuesi i Interit, i cili hyri në lojë në pjesën e dytë ndaj Kroacisë, pati disa raste për të gjetur golin e kualifikimit, por i shpërdoroi keq. Megjithatë, shansin më të pastër e në minutën e 60′ që preku shtyllën, ndërsa në sekondat e fundit sulmuesi gaboi me portën thuajse të boshatisur.

Në fund të ndeshjes, Big Rom nuk mundi të mbante lotët e zhgënjimit, madje goditi xhamin në stol. Për herë të parë që nga viti 1998, Belgjika nuk u kualifikua në fazën eliminatore të Kupës së Botës.

“Brezi i artë” kishte bërë provën e parë në Olimpiadën e Pekinit në vitin 2008, më pas kishin filluar të rriteshin, derisa u bënë vërtet seriozë që nga kualifikueset e Brazilit 2014 e deri më sot, por pa arritur asgjë konkrete. Vertonghen, Mertens, ëitsel, Alderweireld, Eden Hazard, Kevin De Bruyne, Courtois dhe Carrasco. Dhe vetë Lukaku. Ata do të mbeten të gjithë kampionë të jashtëzakonshëm, pa trofe.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd