Transmetuar më 01-12-2022, 17:40

TIRANË- Tronditen pasagjerët e një urbani në Tiranë.

Një autobus i linjës së “Tiranës së Re”, ka trembur pasagjerët pasditen e së enjtes pasi është përplasur me një bordurë.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të ish-Stacionit të Trenit në kryeqytet.

Nga përplasja nuk raportohet të ketë pasur persona të lënduar. Policia ka shkuar në vendngjarje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd