Këngëtarja kolumbiane dhe ish-futbollisti spanjoll, të shoqëruar nga avokatët e tyre përkatës, kanë nënshkruar marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve të tyre Milan dhe Sasha, pas ndarjes.
Ata janë paraqitur pranë gjykatës në Barcelonë për ta firmosur dokumentin e dakorduësuar më parë, pas shumë negociatash, me dy fëmijët që do të shoqërojnë mamanë e tyre në Miami për të jetuar atje, ndërsa Pique do të ketë bileta gratis për të udhëtuar dhe takuar në SHBA.
Sikurse duket edhe në foto, tensioni ka ekzistuar gjatë hyrjes në gjykatë, duket qartë në fytyrat e të dyve, sikurse në masat e marra për të hyrë nga dyer të ndryshme. 11 vite martesë dhe 2 djem nga kjo lidhje nuk janë hiçgjë, që mund të anashkalohet nga mendja dhe zemra e secilit.
Gjithsesi, ish-futbollisti u hodh në krahët e “flakës” së re, studentes 22-vjeçare, duke arkivuar të shkuarën dhe hapur një cikël të ri në jetën sentimentale.
Detajet e marrëveshjes – Shakira dhe Piqué, tani jemi me të vërtetë në fund. Tashmë ish-çifti ka arritur një marrëveshje për të zyrtarizuar divorcin përfundimtar. Të martën e 8 nëntorit u bënë publike disa detaje për marrëveshjen e ndarjes.
Në deklaratën e përbashkët këngëtarja dhe futbollisti bënë të ditur gjithashtu se prioriteti i tyre absolut është “sigurimi i mirëqenies së fëmijëve tanë”. Shakira do të largohet nga Barcelona dhe do të shkojë të jetojë në Miami me dy fëmijët e saj për të vazhduar pa probleme një karrierë artistike të minuar nga marrëdhënia me Piqué.
Ende nuk dihet data se kur Shakira do të shpërngulet në SHBA, por avokati i këngëtares ka bërë të ditur se së shpejti do ta bëjë të ditur vetë Shakira së bashku me fëmijët e saj. Shakira dhe Pique, ja çfarë thotë deklarata e përbashkët:
"Ne duam të komunikojmë se kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë dhe që do të ratifikohet në gjykatë, si pjesë e një procedure thjesht formale. Qëllimi ynë i vetëm është t’u ofrojmë atyre siguri dhe mbrojtje maksimale.
Shpresojnë se privatësia e dy të miturve do të respektohet. Vlerësojmë interesin e treguar dhe shpresojmë që fëmijët të vazhdojnë jetën e tyre me privatësinë e nevojshme, në një mjedis të sigurt dhe të qetë".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd