Këtë sezon veror, Portonovi ishte destinacioni më tërheqës në bregdetin e Malit të Zi, dhe mbetet i tillë gjatë gjithë vitit.
Resorti nuk është aktiv vetëm gjatë stinës së verës – shumëllojshmëria e shërbimeve, argëtimeve dhe programeve artistike e kulturore e bëjnë atë të gjallë dhe tërheqës gjatë gjithë vitit.
Një ofertë e larmishme me një program të pasur eventesh, mirëpret të gjithë të vizitojnë Portonovi-n dhe të fitojnë një përvojë unike gjatë çdo sezoni.
Këtë sezon festiv, vizitorët mund të përftojnë një eksperiencë unike dhe paketa të përzgjedhura ofertash akomodimi me cmime preferencial dhe dhurata komplementare.
Të gjitha këto janë arsye shtesë për të zgjedhur Portonovin si destinacion për një ndër udhëtimet tuaja të ardhshme.
Eksperiencë festive e paharrueshme
Sezoni festiv i fundvitit është koha e përkryer për të planifikuar pushime me njerëzit e zemrës dhe një periudhë ideale për t’u arratisur në det për disa ditë dhe për të prekur magjinë dimërore të stilit mesdhetar të jetesës.
Ndjesia që falin tingujt e valëve, do t’ju dhuroj qetësinë dhe relaksin që meritoni. Nëse zgjidhni një arratisje të tillë nga realiteti, Portonovi do të jetë adresa perfekte ku do të krijoni kujtime për t’u mbajtur mend gjatë gjithë jetës.
Në dhjetor dhe janar, Portonovi do të shndërrohet në një qytezë të vërtetë përrallash – një vend me magji të veçantë, ku ornamentet festive dhe loja unike e dritës dhe e muzikës do të ndriçojnë netët e dimrit.
Evente të ndryshme për të gjithë grupmoshat, tregu festiv me shtëpiza druri plot delikatesa, punime artizanale dhe pije të ngrohta, kombinuar me ndjesinë e të qënit buzë detit – kjo është mënyra perfekte për të festuar me njerëzit e zemrës.
Një nga ngjarjet që nuk duhet të humbisni është shfaqja magjike – Light, Laser & Music Show, një instalacion dramatik që do të ndriçojë qiejt e natës mbi resort për pesë ditë, nga 14 dhjetori deri më 18 dhjetor.
Programi argëtues festiv dhe dekori janë zgjedhur për të lënë mbresa dhe për t’ju dhuruar kujtime të paharrueshme. Portonovi do të jetë vendi i një magjie të veçantë, perfekt për të kaluar fundvitin dhe për të nisur Vitin e Ri.
Portonovi është destinacioni juaj i këtij fundviti, qoftë për një arratisje romantike në çift, një pushim me familjen dhe fëmijët, ose pushime në grup me miqtë.
Vizitorët mund të pushojnë këtë dimër dhe të përjetojnë kohën më të mrekullueshme të vitit me njerëzit e zemrës, larg vendeve të mbushura me njerëz dhe zhurmës së qytetit.
Stafi i Portonovi sjell disa oferta festive për të qëndruar disa ditë në një nga rezidencat tona luksoze dhe të shijoni magjinë e festave.
Jetesa në destinacionin më ekskluziv në bregdetin e Adriatikut
I gjendur më pak se një orë larg me makinë nga aeroportet ndërkombëtare të Tivatit dhe Dubrovnikut, Portonovi shtrihet buzë detit, në një sipërfaqe prej gati dy kilometrash dhe është gjerësisht i njohur si një destinacion ideal për fundjavat e gjata dhe jetesën në bregdetin e Adriatikut. Për këtë arsye konsiderohet një mundësi perfekte investimi edhe për qiradhënie.
Një pistë helikopteri dhe marina modern, janë vetëm disa nga avantazhet e këtij resorti kaq të vecantë. Përveç parqeve të shumta dhe kopshteve private, Portonovi ofron një larmishmëri restorantesh, kafenesh dhe baresh me specialitete lokale dhe mesdhetare.
Në brendësi të resortit gjenden butikë dhe studio të stilistëve vendas dhe të njohur botërorë. Përveç kësaj, të gjithë entuziastët e sportit dhe ata që merren me aktivitete fitnesi kanë akses në palestra premium, qendra fitnesi, fusha tenisi dhe pishina të hapura, si dhe në Qendrën Wellness Chenot Espace me staf profesional, i cili ofron trajtime luksoze spa-je.
E ndodhur në hyrje të Gjirit të Kotorrit – destinacion i mbrojtur nga UNESCO, Portonovi Marina është në vendndodhjen e përsosur, duke iu lejuar të eksploroni me lehtësi bregdetin mahnitës të Adriatikut dhe Mesdheut.
Gjiri i Kotorrit, fjordi më jugor në Evropë, shpesh përshkruhet si një nga gjiret më të bukur në botë. Malet e larta, që ngrihen nga bregu e bëjnë atë unik dhe e mbrojnë nga deti i hapur dhe klimat e ftohta në dimër. Kjo zonë, plot me limane të fshehura bregdetare dhe me fshatra të vjetër plot histori e kulturë, është ideale për admiruesit e natyrës dhe aventurës.
Rezidencat në Portonovi janë të disponueshme për blerje dhe qiradhënie. Të projektuara nga arkitektë të njohur botërorë dhe të ndërtuara me materiale natyrore në stilin mesdhetar, këto prona janë ndër më të lakmuarat në Adriatik.
Në kompleks gjenden rezidencat: “Marina” me akses të drejtpërdrejtë në marinë, “Sky Villas” me apartamente të bollshme dhe ballkone private në zemër të kompleksit, shtëpi private luksoze One&Only dhe “Portonovi Village” rrethuar nga kopshte private.
Sky Villas, apartamente të bollshme të vendosura në zemër të kompleksit, janë mishërimi i jetës së rafinuar në Rivierë. Secila është një vepër unike e artit arkitektonik me nivelin më të lartë të dizajnit, elegancës dhe komoditetit.
Interieri është një përzierje e dizajnit të ngrohtë dhe modern, me hapësira të hapura.
Ato janë gjithashtu të zbukuruara me ballkone private që ofrojnë pamje të plotë të Gjirit të Kotorrit, si dhe me pishina “infinity”.
Vendndodhja më ekskluzive në Portonovi është e rezervuar për rezidencat “Marina”, me qasje të drejtpërdrejtë në marinë. Me vendndodhje perfekte në qendër të resortit, këto rezidenca gjenden vetëm disa hapa larg restoranteve, kafeneve, bareve dhe dyqaneve, dhe gjithckaje që e bën këtë resort kaq të vecantë.
Rezidencat e “Portonovi Village” janë një kombinim i mahnitshëm i ndikimeve mesdhetare, veneciane dhe të Malit të Zi dhe ndodhen vetëm pak minuta larg detit.
Ato variojnë nga apartamentet-studio deri te vilat private, me hapësira të bollshme të brendshme dhe të jashtme për argëtim dhe relaks.
Nëse doni të mësoni eventet e ardhshme të Portonovi, shkruani në [email protected]
Për informacione rreth akomodimit – [email protected]
Për më shumë informacion rreth rezidencave, shkruani në [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd